Një 61-vjeçar gjendet pa shenja jete në një motel të Kosovës

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 19:43
Një 61-vjeçar gjendet pa shenja jete në një motel të Kosovës

Raportohet se një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, derisa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së burrit.

Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor i cili ka dalur në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:35.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, tha Veseli.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

(Kosova Sot Online)