Mustafa: Kurti ka popullaritet mirëpo në raport me SHBA-të ekziston një lloj droje e opinionit publik

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 22:05
Mustafa: Kurti ka popullaritet mirëpo në raport me SHBA-të ekziston një lloj droje e opinionit publik

Ligjëruesi i politikave sociale, Artan Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ka popullaritet të madh, por qytetarët i frikësohen raporteve të tij me SHBA-në”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pasi, sipas tij, përballja e Qeverisë më SHBA-të i bën opinionet e qytetarëve si jostabile.

“Diplomantët e perëndimit si duket kanë llogaritur që për shkak se kanë popullaritet shumë të madh, si Kurti ashtu edhe Vuçiqi, kjo marrëveshje kishte shanca të kalonte”.

“Kurti në të vërtetë ka popullaritet të madh, mirëpo në raport me SHBA-të gjithashtu ekziston një lloj droje e opinionit publik, kjo është pika ku popullata publike fillon të ndihet jo stabile në opinionet që ka”, ka thënë Mustafa. 

(Kosova Sot Online)