Në këtë vend të Kosovës plagosen dy persona me armë zjarri

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 23:01
Në këtë vend të Kosovës plagosen dy persona me armë zjarri

Sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, dy persona dyshohet se janë plagosur me armë zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se janë arrestuar tre persona, teksa të plagosurit janë dërguar për mjekim.

Detaje për rastin dha Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar”, përfundoi Ahmeti.

(Kosova Sot Online)