Ahmeti: Kosova ka arritur deri këtu në komunikim, bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 11:00
Ahmeti: Kosova ka arritur deri këtu në komunikim, bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaron se Kosova duhet të veprojë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar, përcjell “Kosova Sot Online’.

Ai thekson se Kosova duhet të vazhdojë komunikimin me Uashingtonin dhe Brukselin.

“Kosova ka autoritetet e veta, Kosova ka subjektivitet edhe ndërkombëtar. Por, Kosova ka arritur deri këtu në komunikim, bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Prandaj ky komunikim duhet të jetë në vazhdimësi, sepse historikisht shtetet janë ndërtuar me aleanca, shtetet janë ndërtuar me miq dhe ne akoma kemi nevojë aleancat t’i ruajmë dhe t’i forcojmë. Ne akoma kemi nevojë për miq dhe miqësitë t’i zgjerojmë dhe jo të izolohemi dhe të bijmë në kundërshtim me komunikimin, bashkëpunimin dhe me kërkesat, këshillat e komunitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)