Albin Kurti takon disa përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 13:23
Albin Kurti takon disa përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

Qëndrimin në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e filloi me një mëngjes pune me përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations), njofton kryeministria, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Kurti nënvizoi indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik. Ai renditi përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimi në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja.

“I njoftoi për planet dhe potencialin e investimeve në vendin tonë në shumë fusha. Ndër to, u theksua sektori i energjisë, përkatësisht energjisë së ripërtëritshme, ku së fundmi u përmbyll me sukses procesi i ofertimit për ankandin e parë solar 100 MW dhe së shpejti pritet të hapet thirrja për ankandin tjetër, të erës, me kapacitet 150 MW”, thuhet në kumtesë.

(Kosova Sot Online)