Blinken: Nëse vdekja e Navalny konfirmohet nënvizon kalbjen në zemër të qeverisë ruse

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 14:23
Blinken: Nëse vdekja e Navalny konfirmohet nënvizon kalbjen në zemër të qeverisë ruse

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thotë se nëse vdekja e Alexei Navalny konfirmohet, kjo nënvizon “dobësinë dhe kalbjen” në zemër të qeverisë ruse, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Rusia është përgjegjëse për këtë,” tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se SHBA po punonte për të konfirmuar vdekjen e kritikut të Putinit.

(Kosova Sot Online)