Ambasadorët e QUINT’it i ftojnë në takim OJQ’të serbe për të cilat Bislimi i reagoi Lajçakut

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 14:45
Ambasadorët e QUINT’it  i ftojnë në takim OJQ’të serbe për të cilat Bislimi i reagoi Lajçakut

Dy ditë pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi drejtoi kritika ndaj Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi ai u takua me disa përfaqësues të organizatave joqeveritare serbe, Ambasadorët e QUINT’it i janë kundërpërgjigjur Qeverisë së Kosovës duke ftuar në takim të njëjtat OJQ, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pamje nga takimi ka publikuar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“Ambasadorët e QUINT-it [SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia] dhe BE-së vlerësojnë mundësinë për t’u takuar sot me zëvendësin e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës – të cilët janë partnerë të besueshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve ndëretnike për Kosovën”, ka shkruar Rohde, në rrjetin social X, që më herët njihej si Twiter.

(Kosova Sot Online)