Kurti i flet Komshiqit të Bosnjës për “objektivat” e rregullores së BQK-së

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 15:02
Kurti i flet Komshiqit të Bosnjës për “objektivat” e rregullores së BQK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në takimet që po i zhvillon në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bashkë ata diskutuan për zhvillimet e fundit në dy shtetet respektive dhe ndanë këndvështrimet e tyre mbi ato në rajon, me theks në rrafshin e sigurisë.

“U bisedua për përfitimet nga bashkëpunimi rajonal si dhe sfidat në këtë drejtim. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ratifikimit nga Bosnja dhe Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet dy vendeve”, ka njoftuar ZKM.

(Kosova Sot Online)