Kurti takohet me Kryeministrin e Greqisë në Munih, flet për dialogun dhe rregulloren e BQK-së

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 15:23
Kurti takohet me   Kryeministrin e Greqisë në Munih, flet për dialogun dhe rregulloren e BQK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Në Munih pati një takim bilateral me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë të cilit u diskutua për, siç njofton Zyra e Kryeministrit, çështje me interes të përbashkët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore.

“Theks të veçantë gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i dha prioritizimit që i ka bërë Qeveria energjisë së ripërtëritshme dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investime në këtë sektor. Ai e njoftoi kryeministrin Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MË, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke”, thotë ZKM.

(Kosova Sot Online)