Kurti: Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë Kosova jonë!

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 16:08
Kurti: Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë Kosova jonë!

16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video që shpërfaq shkurt historinë e Kosovës, e ka uruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti në prag të Ditës së Pavarësisë.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video që shpërfaq shkurt historinë e Kosovës.

“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti në prag të Ditës së Pavarësisë.

Videoja nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe vazhdon me disa nga momentet kyçe që çuan në pavarësimin e Kosovës. Aty shfaqet dhuna serbe, protesta e studentëve, lufta e UÇK’së, bombardimi i NATO’s dhe pamjet nga shtëpia muze për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Në video shfaqën edhe disa nga sukseset e Kosovës pas pavarësisë në muzikë e sport, ndërsa përfundon me liberalizimin e vizave.

(Kosova Sot Online)