Kurti ka zhvilluar një takim me Peach në Munih

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 16:39
Kurti ka zhvilluar një takim me Peach në Munih

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit, njofton ZKM.

Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

(Kosova Sot Online)