Hillary Clinton ka bërë homazh për Alexei Navalny

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 20:00
Hillary Clinton ka bërë homazh për Alexei Navalny

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka bërë homazh për Alexei Navalny, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë e bëri përmes një postimi në X.

“Dëgjo, kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk ju lejohet të dorëzoheni. Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë”, shkruan ajo, duke cituar Navalny nga një dokumentar i BBC-së i vitit 2022.

Ajo gjithashtu shprehu ngushëllimet ndaj familjes së Navalnyt dhe popullit rus për vdekjen e tij.

(Kosova Sot Online)