'Kosova Sot Online' ua uron të gjithë qytetarëve 16 vjetorin e Republikës së Kosovës

  • A.P /
  • 17 February 2024 - 00:06
'Kosova Sot Online' ua uron të gjithë qytetarëve 16 vjetorin e Republikës së Kosovës

Të dashur lexues, redaksia e gazetës "Kosova Sot Online", ua uron të gjithë qytetarëve të Republikës dhe shqiptarëve kudo që ndodhën 16 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sot më 17.02 2024 mbushen 16 vite nga shpallja e pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë, Kosovës. 

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.


Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-1999).

Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

(Kosova Sot Online)