Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë: Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 08:30
Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë: Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet

Qeveria e Kosovës po mban sot një mbledhje festive për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, derisa tha se Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim

Kurti tha se shteti po zhvillohet përkundër sfidave.

“Pas luftës shkatërruese 1998-1999, në rindërtuam shtëpitë tanë. Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin, i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet”, tha Kurti.

“Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe cdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)