Bislimi: Kosovën tonë duhet përherë e çdo ditë të vazhdojmë ta mbrojmë, fuqizojmë e zhvillojmë

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 09:13
Bislimi: Kosovën tonë duhet përherë e çdo ditë të vazhdojmë ta mbrojmë, fuqizojmë e zhvillojmë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blisimi, thotë se Kosovën duhet përherë e çdo ditë ta mbrojmë, fuqizojmë e zhvillojmë.

“Gëzuar të gjithë qytetarëve festën e Pavarësisë.Kur i festojmë 16 vjet shtet, kujtojmë se Kosovën tonë duhet përherë e çdo ditë të vazhdojmë ta mbrojmë, fuqizojmë e zhvillojmë.Të përkushtohemi çdo ditë, me punë dhe me frymëzim tek paraardhësit tanë, idealet dhe sakrificat e tyre për të mbërritur tek liria” shkruan Bislimi.

(Kosova Sot Online)