Blinken uron Kosovën: SHBA-të besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 10:23
Blinken uron Kosovën: SHBA-të besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka uruar Kosovën në 16-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blinken ka shkruar se SHBA e vlerëson partneritetin e qëndrueshëm të rrënjosur në mirëkuptimin reciprok, vlerat e përbashkëta dhe miqësinë mes dy popujve.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në institucionet euroatlantike. Ne mbështesim aspiratat e përcaktuara në deklaratën tuaj të pavarësisë dhe kushtetutës për të “kontribuuar në stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi”, ka shkruar Blinken.

(Kosova Sot Online)