Kurti: Republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë e sigurt, e lirë dhe demokratike

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 10:38
Kurti: Republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë e sigurt, e lirë dhe demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se Republika e Kosovës “asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë e sigurt, e lirë dhe demokratike”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Kurti tha se një falënderim i veçantë u shkon partnerëve tanë, aleatëve tanë ndërkombëtarë që kanë mbështetur dhe e kanë ndihmuar Kosovën.

“Gjithashtu, edhe në aspektin ekonomik e demokratik edhe në aspektin e sigurisë e të integritetit, mund të themi e duhet të themi që Republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë e sigurt, e lirë dhe demokratike.

I bashkëngjitëm përkujtimit të presidentes edhe kryeparlamentarit për të gjithë heronjtë, dëshmorët, martirët, për ata të cilët u flijuan e sakrifikuan, punuan e u angazhuan për Republikën e Kosovës, për Pavarësinë tonë. Duke i përkujtuar ata, ne ia përkujtojmë vetes edhe çfarë çmimi të lartë kemi paguar për të mbërritur këtu, por njëkohësisht edhe rrugën të cilën do ta vazhdojmë, sigurisht, drejt integrimeve evropiane e euroatlantike, për çfarë një falënderim i veçantë u shkon partnerëve tanë, aleatëve tanë ndërkombëtarë që na mbështetën e na ndihmuan”, ka deklaruar Kurti.

(Kosova Sot Online)