Ambasada e SHBA me video rikujton rrugën deri te pavarësia, ka një mesazh për Kosovën

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 12:02
Ambasada e SHBA me video rikujton rrugën deri te pavarësia, ka një mesazh për Kosovën

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka publikuar një video në me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në video janë përfshirë raportet disa vjeçare të miqësisë në mes të SHBA-së dhe Kosovës, momentet nga 17 shkurti 2008, protagonistët e asaj kohe, deklaratat e presidentëve të SHBA-së sa i përket shtetit të Kosovës, gjithashtu dhe përkrahja ushtarake që SHBA i jep Kosovës për një rajon sa më të sigurt.

Video përfundon me mesazhin “ Le të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

(Kosova Sot Online)