Xhaferi: Urime ditëlindjen Kosovë, ruajeni me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që u flijuan

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 12:52
Xhaferi: Urime ditëlindjen Kosovë, ruajeni me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që u flijuan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Xhaferi ka uruar edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, liri.

“Urime ditëlindjen e 16-të pavarësisë Kosovë!I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë!Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë!Urime!” shkruan Xhaferi.

(Kosova Sot Online)