Ali Ahmeti uron Kosovën: Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 13:53
Ali Ahmeti uron Kosovën: Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën pë Pavarësinë e 16-të, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmeti ka shkruar se me mall kujton ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që ju dilte përpara.

”Çdo ditë e Kosovës sonë të lirë është përkujtim i qëndresës heroike dhe sakrificës së të gjithë atyre që iu përgjigjën sypatrembur kushtrimit të saj të lirisë. Kujtoj sot me mall e krenari ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara, Kosova duhej çliruar dhe për luftën e saj heroike duhej të dëgjojë bota mbarë. Kosova nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtës së saj për të gëzuar lirinë, për të cilën derdhi rrëke gjaku ndër vite. Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë, krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë po hapërojnë drejt shtigjeve të përparimit dhe ardhmërisë europiane.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!” – ka shkruar Ali Ahmeti.

(Kosova Sot Online)