Menduh Thaçi: Uroj shumë shpejt Kosova të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 14:19
Menduh Thaçi: Uroj shumë shpejt Kosova të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, uroi Pavarësinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Thaçi ka uruar që shumë shpejt Kosova të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s.

“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Në këtë ditë, kujtojmë të gjithë ata që punuan për Kosovën e lirë dhe sovrane! Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare përcjell urimet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe uroj që shumë shpejt Kosova të bëhet pjesë e BE & NATO”, ka shkruar kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në rrjetin social X.

(Kosova Sot Online)