Zbulohet shtatorja e Rugovës në Pejë, Abdixhiku: Po nderojmë vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 16:01
Zbulohet shtatorja e Rugovës në Pejë, Abdixhiku: Po nderojmë  vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë

Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë, sot në Pejë është përuruar shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku tha se “me prijësin historik lidhet ngushtë liria e Kosovës, pavarësia e Kosovës, dhe vet demokracia e Kosovës”.

“Sot, me përurimin e shtatores së Presidentit Rugova në Pejë, ne po nderojmë vetë vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë. Po i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për vendin. Po i nderojmë të gjithë ata që kontribuan për vendin. Po e nderojmë krejt rrugëtimin tonë të shenjt. Po e nderojmë vendin tonë; Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë NJË”, tha Abdixhiku.

“Le ta bëjmë bashkë këtë rrugë si përherë. Le ta bëjmë vendin e zhvilluar. Kjo do të ishte nderi më i madh që do t’ia bënim Ibrahim Rugovës, praktikisht Republikës së Kosovës. I përhershëm kujtimi për prijësin tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova! Qoftë e bekuar përherë nga Zoti vepra e tij; Republika e Kosovës”, ka përfunduar fjalimin Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)