Donika Gërvalla takon homologen bullgare, flasin për situatën në Ballkan

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 16:42
Donika Gërvalla takon homologen bullgare, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologen e saj bullgare, Mariya Gabriel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla e Gabriel folën mbi thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve, përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik.

“Situata në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin dy palësh”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)