Bëhuni gati: Ky është parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 07:55
Bëhuni gati: Ky është parashikimi i motit për sot

Sor mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Inline".

Pritet të kemi fuqizim të erërave veriore në disa rajone dhe mund të ketë edhe ndonjë reshje krejtësisht të dobët atmosferike.

Temperaturat do të luhaten nga -2 deri në 15 gradë Celcius, me tendencë të rënies në disa zona për shkak të një fronti të ftohtë ajror.

(Kosova Sot Online)