Një person përfundon në QKUK pasi therret me thikë

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 09:45
Një person përfundon në QKUK pasi therret me thikë

Raportohet se një burrë është therur me thikë në Lipjan nga një person, i cili më pas u arrestua nga policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima aktualisht është në QKUK dhe jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekut.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e Lipjanit për shkak se dyshohet se ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marrë lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë”.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)