Pasi u përleshen mes vete arrestohen pesë persona

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 10:32
Pasi u përleshen mes vete arrestohen pesë persona

Raportohet se pesë persona janë përleshur mes vete dje në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, dy prej të cilëve kanë plagë nga thika. Që të gjithë janë arrestuar dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“17.02.2024 – 04:50. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)