Arrestohet një person pasi s’merret vesh me babain për pronë

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 11:00
Arrestohet një person pasi s’merret vesh me babain për pronë

Raportohet se një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij për një mosmarrëveshje pronësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas sulmit, viktima ka marrë nihmë mjekësore.

“Gjakovë / 17.02.2024 – 20:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim  të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)