Përparim Rama: Qytetarët dhe bizneset e Prishtinës i paguajnë 50% të buxhetit Qeverisë së Kosovës

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 12:01
Përparim Rama: Qytetarët dhe bizneset e Prishtinës i paguajnë 50% të buxhetit Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka deklaruar se ka pasur vullnet që ta ketë një takim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar që të kenë një fokus në kryeqytet dhe të bëjmë projekte të përbashkëta në mes të nivelit lokal dhe atij qëndror, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"Ideja ka qenë që ta kem një takim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar që të kenë një fokus në kryeqytet dhe të bëjmë projekte të përbashkëta në mes të nivelit lokal dhe atij qëndror", ka potencuar Rama.

Ai në emisionin "Show i së premtes" me Adelina Ismailin, tutje ka theksuar se qytetarët dhe bizneset e kryeqytetit i paguajnë 50% të buxhetit  Qeverisë së Kosovës, që dmth. se duhet t'i trajtojmë prishtinalitë me kujdes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama ndër të tjera ka potencuar se nuk është Prishtina komunë me 1 mijë banorë por me gati gjysmë milionë banorë.

Në vijim mund ta ndiqni emisionin e plotë:

(Kosova Sot Online)