Izraeli zyrtarizon kundërshtimin ndaj 'njohjes së njëanshme' të shtetit palestinez

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 14:00
Izraeli zyrtarizon kundërshtimin ndaj 'njohjes së njëanshme' të shtetit palestinez

Izraeli ka zyrtarizuar kundërshtinë e tij ndaj asaj që e quajti “njohje e njëanshme” të shtetësisë palestineze dhe tha se çdo marrëveshje e tillë duhet të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, solli “vendimin deklarativ” në një votim në kabinet, i cili miratoi njëzëri vendimin.

Përpjekjet për të arritur një zgjidhje me dy shtete – një shtet palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza së bashku me Izraelin – kanë ngecur që nga viti 2014, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Joe Biden është përpjekur të arrijë një marrëveshje edhe më të gjerë në Lindjen e Mesme që do të përfshinte Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera arabe që normalizojnë lidhjet me Izraelin, si dhe krijimin e një shteti palestinez.

Deklarata zyrtare izraelite, sipas zyrës së Netanyahut, thotë:

Izraeli hedh poshtë diktatet e drejtpërdrejta ndërkombëtare në lidhje me një marrëveshje të përhershme me palestinezët. Një marrëveshje, nëse arrihet, do të arrihet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta mes palëve, pa parakushte.

Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Një njohje e tillë në vazhdën e masakrës së 7 tetorit do t’i japë një shpërblim të madh e të paprecedentë terrorizmit dhe do të parandalojë çdo marrëveshje paqeje në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)