Ganimete Musliu do t’i nënshtrohet një operimi në Gjermani

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 16:05
Ganimete Musliu do t’i nënshtrohet një operimi në Gjermani

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, do t’i nënshtrohet një operimi i cili nuk bëhet në Kosovë dhe për këtë ajo ka udhëtuar për në Gjermani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Musliu është nisur sot, ndërsa javën e ardhshme do t’i nënshtohet operimit.

Musliu për shkaqe shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë as në seancën solemne për nder të Pavarësisë së Kosovës.

“Me vjen keq që për arsyae shendetësore sot nuk isha në seancën solemne për nderë të Ditës së Pavarsisë së Kosovës! Mungesa ime është e parendësishme por mungesa e këtij simboli është e patolerueshme!”, ka shkruar Musliu.

(Kosova Sot Online)