Vogel: Asociacioni nuk ka kuptim pa njohjen e Kosovës nga Serbia

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 18:00
Vogel: Asociacioni nuk ka kuptim pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, ka deklaruar se gjatë këtij viti nuk do të ketë përparim të dukshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vogel vlerëson se kjo po ndodhë për shkak të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Aleatët e tij perëndimorë e lanë të largohej nga “tentativa e pajtimit”, i cili më pas refuzoi për ta nënshkruar atë që është arritur deri me tani mes dyja palëve. “Me këtë ai ka shkelur “Marrëveshjen e Brukselit””.

Vogël thekson se Qeveria serbe tashmë zyrtarisht edhe me shkrim e ka të deklaruar se kurrë nuk do të bëjë asgjë që mund të interpretohet si njohje de facto, kështu që është e qartë se “marrëveshja” e Vuçiqit është e pakuptimtë.

Sa i përket Asociacionit, ai thotë se pa njohje de facto, Kosova nuk duhet ta pranojë draft-statutin aktual, pasi shton se Asociacioni në këtë mënyrë nuk ka kuptim.

(Kosova Sot Online)