Bashkëshorti e rrahë gruan e tij në Podujevë, ia theu dorën dhe e bën për spital

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 08:49
Bashkëshorti e rrahë gruan e tij në Podujevë, ia theu dorën dhe e bën për spital

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një grua është sulmuar fizikisht ditën e diel nga bashkëshorti i saj.

E njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë), ku edhe ka marrur trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftmi i Policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 18.02.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)