Pejë: Të shtëna me armë drejt një veture, i dyshuari është në arrati

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 10:47
Pejë: Të shtëna me armë drejt një veture, i dyshuari është në arrati

Një person raportohet se ka shtënë me armë zjarri në një veturë në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari aktualisht është në arrati.

Dy persona kanë raportuar se një i dyshuar tjetër ka qëlluar në drejtim të tyre nga një veturë tjetër teksa udhëtonin me veturë.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes viktimave dhe të dyshuarit.

Gjatë kontrolleve në veturën e viktimave është gjetur dhe sekuestruar një predhë, e cila dyshohet se ka qëlluar veturën gjatë incidentit.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 18.02.2024 – 22:05. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar policinë, se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, nga një veturë tjetër në drejtim të tyre ka shtënë me pistoletë i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimave rastit i ka paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme që kishin me të dyshuarin. Në veturën e viktimave është gjetur dhe sekuestruar një predhë e cila dyshohet se ka qëlluar veturën gjatë incidentit. I dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Onlibne)