Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 13:42
Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese

Sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në Marikaj.

Mësohet se një sasi e vogël lëndë plasëse, ka shpërthyer në portën e oborrit të një shtetasi, ku raportohet për dëme materiale.

Ndërsa, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi:

“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së një shtetasi, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.

(Kosova Sot Online)