Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon pse u largua një avokat nga ekipi mbrojtës

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 15:33
Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon pse u largua një avokat nga ekipi mbrojtës

David Young, njëri ndër avokatët me të rëndësishme të Rexhep Selimit në Hagë, është larguar nge ekipi mbrojtës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Bashkëshortja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, ka thënë se Young është liruar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.

Selimi e ka falënderuar avokatin Young për punën në mbrotje të Rexhës.

“E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores. E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrotje të Rexhës. Ju falemnderit”

(Kosova Sot Online)