Osmani: Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë për lidhjet e thella të miqësisë

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 15:39
Osmani: Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë për lidhjet e thella të miqësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani foli se si Clinton ishte bërë zë i Kosovës në kohën kur dhuna ndaj kosovarëve “kishte arritur në shkallën e gjenocidit”.

“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë për lidhjet e thella të miqësisë që kanë përcaktuar prej kohësh partneritetin tonë”, tha Osmani.

Kjo ditë u shënua me iniciativë të Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit Hovenier.

(Kosova Sot Online)