Lajmërohet Putini, i ka disa fjalë për t'i thënë

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 16:35
Lajmërohet Putini, i ka disa fjalë për t'i thënë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar trupat që pushtuan qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka, thuhet në faqen e internetit të Kremlinit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Udhëheqësit kryesor të Rusisë, thuhet se iu prezantua një raport mbi kapjen e qytetit nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu.

“Kreu i shtetit përgëzoi ushtarët rusë për këtë sukses, një fitore e rëndësishme”, tha Kremlini, raporton Sky News.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan një telegram që Putini i dërgoi komandantit të grupit “qendër” të forcave në Ukrainë, gjeneral-kolonelit Andrei Mordvichev.

“Për aktivitetin e jashtëzakonshëm ushtarak, unë shpreh mirënjohjen time për të gjitha trupat nën drejtimin tuaj që morën pjesë në betejat për Avdiivka”, cituan agjencitë të thoshte presidenti rus.

(Kosova Sot Online)