Pse Vuçiç po refuzon sanksionet ndaj Rusisë për Navalnyn?

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 17:44
Pse Vuçiç po refuzon sanksionet ndaj Rusisë për Navalnyn?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat janë kërkuar nga BE pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Vuçiç ka thënë se ai nuk është një diktator ndërsa ka theksuar se Serbia ndonëse ka probleme nuk ka sanksione nga askush. Vuçiç ka thënë gjithashtu se në rast se do të kishte njohur Kosovën, do të kishte fituar Nobelin e paqe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dhe sado që keni dëgjuar histori se si unë jam diktator, a ka Serbia sanksione nga dikush? Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë, ne nuk kemi asnjë sanksion. Gjëja më e rëndësishme është se ne nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Do të isha kampion i demokracisë, po ta kisha njohur Kosovën, do të kisha marre nobelin për Paqe

“Përplasja ime është heroike për të mos njohur Kosovën e pavarur dhe sjellja e tyre është e mjerueshme. Rastësisht ditët më të vështira i kam pasur në Granada pas Banjskës. Dhe aty, mu në mesnatë, piva konjak me Macron. Ishte hera e tretë ose e katërt që pinim konjak. Së shpejti do të shkoj të takoj sërish Macron në Paris. Këtu do të kemi edhe mysafirë të rëndësishëm. Dhe ata do të kenë ende me Shider dhe Von Kramon. Secilit të vetin”, tha Vuçiq për deklaratën e Jankoviqit se popullariteti i tij në bashkësinë ndërkombëtare po bie.

Për heqjen e dinarit në Republikën e Kosovës Vuçiç thotë se ende nuk ka zgjidhje për heqjen e dinarit në Kosovë dhe se do ta informojë opinionin kur të ketë. “Ne po kërkojmë një zgjidhje. Dikush do të ftohet në Bruksel. Banka Qendrore e Kosovës nuk ekziston, sepse nuk kanë valutë të tyre dhe as marrëveshje me Eurozonën. Njerëzit nuk mund të qëndrojnë të uritur dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur ata të jetojnë atje”. “Borelli ishte i tronditur dje. Kurti i tha një ditë më parë se kishte dhënë një moratorium tre mujor, por ai gënjen.

Vuçiç komentoi dhe sjelljen me  Yulia Navalny bashkëshorten e opozitarit rus Aleksei Navalnii

“Isha ulur në rreshtin e parë, në seksionin për presidentët e shteteve. Doli presidenti i Letonisë, po dëgjoja me vëmendje dhe papritmas një grua u ul pranë meje. Nuk e dija kush ishte gruaja. Kuptova se shumë e kuptonin se kujt duhet t’i drejtohej. Është faji im që nuk e di. Pastaj pritësi njoftoi një të ftuar special – Julia Navalny. Ajo shkoi  për të marrë disa letra dhe doli në kabinë. Po ta dija se kush ishte, do të kisha shprehur ngushëllimet e mia, por mund të kisha gabuar sepse ajo tha menjëherë se nuk donte t’i shpreheshin ngushëllime”.

Unë po shkoj atje për të luftuar për vendin tim”.

“Nëse do të kisha duartrokitur pjesën që Putini e vrau, do të thoshin ‘Vuçiç e shpalli Putinin vrasës’.

(Kosova Sot Online)