Kush janë dy drejtorët e rinj që Përparim Rama pritet të emërojë?

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 18:00
Kush janë dy drejtorët e rinj që Përparim Rama pritet të emërojë?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama nesër pritet të emërojë dy drejtorë të rinj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se Bardh Krasniqi dhe Donat Lushaku, pritet të emërohen drejtorë të rinj në Komunën e Prishtinës.

Ish-basketbollisti, Bardh Krasniqi, do të emërohet drejtor i Sportit dhe Donat Lushaku, drejtor i Bujqësisë.

Bardh Krasniqi iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës në gusht të 2021-së. Derisa Donat Lushaku, aktualisht është zëdhënës i Komunës së Prishtinës, dhe në të kaluarën ka qenë drejtor i Katastrit.

Ndryshe, më 8 shkurt edhe zyrtarisht është prishur koalicioni qeverisës ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Kryetari i Degës së PDK-së në kryeqytet, Uran Ismaili ka thënë se e ka njoftuar kryetarin e Komunës, Përparim Ramën, për shkëputjen e koalicionit.

(Kosova Sot Online)