Zbulohen detaje nga takimi i OSBE me përfaqësues të serbëve të Kosovës

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 20:30
Zbulohen detaje nga takimi i OSBE me përfaqësues të serbëve të Kosovës

Misioni i OSBE në Kosovë, ka zbuluar detaje rreth takimit që kanë zhvilluar me përfaqësues të serbëve në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Lista Serbe, që kishte iniciuar braktisjen e institucioneve të Kosovës, për t’u rikthyer më pas vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Siç thuhet në njoftimin e OSBE në këtë takim është folur edhe për çështjen e dinarit.

Po ashtu është vënë në pah rëndësia që serbët e Kosovës të përfaqësohen brenda institucioneve në të gjitha nivelet.

“Shkëmbim i mirë me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës. Dëgjuan shqetësimet e tyre dhe përsëritën nevojën për konsultime dhe komunikim në kohë dhe gjithëpërfshirëse me ata që preken nga vendimet. Theksuam nevojën që interesat legjitime të komunitetit të përfaqësohen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet”.

(Kosova Sot Online)