‘Dy hapa përpara, dy prapa’ – Sarrazin për tensionet Kosovë-Serbi: Dritarja nuk është mbyllur ende

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 07:42
‘Dy hapa përpara, dy prapa’ – Sarrazin për tensionet Kosovë-Serbi: Dritarja nuk është mbyllur ende

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih kësaj radhe të binte në sy, që në programin zyrtar nuk kishte asgjë për Ballkanin Perëndimor. Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor pati disa fjalë.

Anipse pati dy evente anësore, ku shënohej Ballkan, ishte evidente mospërfshirja në rend dite, derisa njëri nga pjesëmarrësit, foli edhe për raportet tutje Kosovë-Serbi.

I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manual Sarrazin, foli për Deutsche Welle rreth këtij procesi ku iu kërkua koment rreth skenë tjetër krize, Ballkanit dhe dialogut Kosovë-Serbi, dhe prapakthimit në dukje.

DW: Sfera e dytë e konfliktit, apo ndoshta më e madhja në rajon, vazhdon të jetë çështja Kosovë – Serbi – dialogu. Shumë janë të dekurajuar, bëhen dy hapa përpara dhe pastaj dy prapa, nganjëherë tri hapa prapa dhe një hap para, dhe për këtë shumë edhe kanë thënë, ndoshta dritarja tani mbyllet, kush e di çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve evropiane, pas zgjedhjeve në SHBA. Cila është qasja e të Ngarkuarit për Ballkanin Perëndimor për të sjellë atje një përparim, në mënyrë që dikur të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme në marrëdhënien ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Manuel Sarrazin: Së pari duhet thënë se dritarja nuk është mbyllur ende. Ne kemi të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajcak, i cili punon, ai ka një agjendë dhe do që të arrijë zbatimin dhe implementimin e Ohrit. Dhe qasja jonë është që ta mbështesim atë dhe të bëjmë gjithçka, që kjo dritare të shfrytëzohet, të cilën Miroslav Lajcak e plotëson tani. Ai është shumë aktiv dhe kjo është qasja jonë. Më duket se nuk ka kuptim të mendosh shumë, se çfarë do të vijë paskëtaj. Ne jemi për Ohrin dhe duam që të dyja palët ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit dhe mendoj se kjo është vendimtare. Unë shoh në të dyja palët se politika e brendshme do të bëhet një faktor i rëndësishëm. Dua ta them në mënyrë eksplicite; e ardhmja e të gjithë rajonit është në BE dhe kjo duhet të qëndrojë nganjëherë mbi politikën e brendshme.

DW: Si Vuçiq ashtu edhe Albin Kurti ishin në Mynih. Ka ndonjë lajm pozitiv pas bisedimeve me këto dy politikanë për t’u treguar apo ndonjë shenjë shprese? Pati ndonjë impuls për të cilin mund të thuhet se po ndodh diçka?

Manuel Sarrazin: Jo diçka për cilën unë mund të flisja këtu. Por një gjë mund të dihet me siguri, se qeveria gjermane mbetet e angazhuar për të bërë gjithçka, në mënyrë që këtu së shpejti të këtë përparim.

(Kosova Sot Online)