Moti sot me diell dhe vranësira në Kosovë

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 07:47
Moti sot me diell dhe vranësira në Kosovë

Sot moti në Kosovë parashikohet që të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 13°C, njofton Meteo Kosova.

(Kosova Sot Online)