Lutfi Haziri: LDK nuk mund të ecë më në “këpucë” të Ibrahim Rugovës

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 08:12
Lutfi Haziri: LDK nuk mund të ecë më në “këpucë” të Ibrahim Rugovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë “Ne nuk mundemi në këpucë të Ibrahim Rugovës me vazhdu me ecë sepse na vijnë të mëdhaja ose thuhet këpucë të ngushta edhe s’mund ecë me to”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haziri tha se partia e tij duhet të punojë shumë në mënyrë që të korrë fitore në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend.

Haziri tha se duhet luftuar shumë.

“Unë jam duke u mundu me i bindë disa shok të mi që për me fitu dhe me u rikthy duhet me punu shumë. E para ne duhet me u liru prej pritjes se ne duhet të fitojmë se jemi meritorë, nuk të voton kërkush pse je meritorë jeta nuk është e drejtë, as për individin as për komunitetin. Duhesh me luftu shumë për me dëshmu, për me tregu. Ne nuk mundemi në këpucë të Ibrahim Rugoves me vazhdu me ecë sepse na vijnë të mëdhaja ose thuhet këpucë të ngushta edhe s’mund ecë me to, unë e kam thënë disa herë”, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)