I riu vet-plagoset me pistoletë në Podujevë, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 09:32
I riu vet-plagoset me pistoletë në Podujevë, dërgohet në QKUK

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që ishte vet-plagosur me pistoletë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:50 në fshatin Peran, të Podujevës.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që, ishte vet-plagosur me pistoletë. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)