Vdes një e mitur që po trajtohej në QKUK, policia është duke e hetuar rastin

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 09:50
Vdes një e mitur që po trajtohej në QKUK, policia është duke e hetuar rastin

Ka ndërruar jetë një e mitur që ishte duke u trajtuar në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 17.02.2024-01:45. Më 19.02.2024 nga QKUK është raportuar se pacienti viktima femër kosovare- e mitur e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)