Gërvalla takohet me zëvendëskancelarin gjerman, folën për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 10:16
Gërvalla takohet me zëvendëskancelarin gjerman, folën për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, është takuar me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka treguar se me Habeck kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck në margjinat e MSC2024, shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar ajo në ‘X’.

(Kosova Sot Online)