Përfshihet nga zjarri ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 11:21
Përfshihet nga zjarri ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë

Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë sot nga zjarri në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrëfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Ahmeti ka treguar nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)