Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, punëtor i Ministrisë së Brendshme të Serbisë

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 11:51
Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, punëtor i Ministrisë së Brendshme të Serbisë

Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W00498, ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis.

Dëshmitari tha se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe merret me emigrantë.

Ndërsa, kur u pyet se a është këshilluar nga punëdhënësi i tij lidhur me paraqitjen e tij me një emër tjetër gjatë procesit të dëshmisë, kjo gjë u mohua nga dëshmitari.

“Jo, punëdhënësi im nuk e dinë fare që unë sot jam këtu”, tha ai.

(Kosova Sot Online)