Zgjerohet dhe forcohet rrjeti i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në shtetet evropiane

  • S.A /
  • 20 February 2024 - 13:29
Zgjerohet dhe forcohet rrjeti i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në shtetet evropiane

 

Në prag të shënimit të përvjetorit të 17 të pavarësisë së Kosovës, siç njofton Shukri Ymeri Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, më datën 16 shkurt edhe në Malmö të Suedisë është themelua dega e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, me kryetar z. Bujar Morina. Këtë event të rëndësishëm e nderoi lidhja e drejtpërdrejtë nëpërmjet Skype me Z. Agim Alickaj si veprimtar i madh i çështjes kombëtare, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Lobit Shqiptaro-Amerikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në bordin e këshillit ekzekutiv të Shoqatës Vatra në Amerikë, sikurse edhe prania e madhe e të pranishmëve nën përcjelljen e Televizionit Shqiptar me Engjëll Ndocajn. Ditën e nesërme, me datën 17 shkurt vazhdoi aktiviteti në qytetin e Norrköpingut, ku u mbajt një event madhështor në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve „Papa Klementi XI Albani“ në Suedi në krye me zonjën e nderuar Saranda Iseni me delegacionin që përbëhej nga Prof. Fetah Bahtiri dhe Sekretar Z. Xhavit Çitaku si dhe nikoqirja Shoqata Kulturore „Iliria“ në krye me Fahredin Berishën. Eventi i mbrëmjes kishte karakter letrar ku u nderua figura e madhe e albanologut dhe mikut të madh të shqiptarëve Z.Ullmar Qvick si dhe Pavarësia e Kosovës nën përcjelljen e tingujve muzikor të Mevlude Memetit. Eventi po ashtu u përcoll nga Televizioni Shqiptar. Lobi Euro Atlantik Shqiptar krijoji mundësin e një urë lidhje bashkëpunimi me disa shoqata përkundër një sipërfaqe të gjatë gjeografike dhe ajo është duke vazhduar me të gjitha shoqatat ekzistuese të Suedisë, ka thënë Shukri Ymeri Kryetar i i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

(Kosova Sot Online )