Gërvalla thotë se s’ka kërkuar largimin e ambasadorit Rohde: Marrëzia nuk paska fund

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 14:13
Gërvalla thotë se s’ka kërkuar largimin e ambasadorit Rohde: Marrëzia nuk paska fund

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas raportimeve se ka kërkuar largimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe e ka cilësuar si absurde.

Sipas Gërvalles është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj saj dhe institucionit që ajo drejton.

Reagimi i plotëi ministres Gërvalla:

Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.

Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.

Marrëzia nuk paska fund!

(Kosova Sot Online)